LAJMI I FUNDIT:

MPB: Turku i arrestuar në Maqedoninë e Veriut s’ka shtetësi kosovare

MPB: Turku i arrestuar në Maqedoninë e Veriut s’ka shtetësi kosovare

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Kosovës ka thënë se i arrestuari në Maqedoninë e Veriut, Sedat Peker, nuk ka shtetësi kosovare.

MPB thotë se ai ka vetëm leje-qëndrimi në Kosovë nga viti 2014 dhe ka një biznes të regjistruar në emrin e tij në Prizren.

Mediat maqedonase gjatë ditës raportuan se ai u arrestua atje për thyerje të rregullave të qëndrimit, por se u deportua në Kosovë. Po ashtu, u raportua se ai dyshohet për vepra të shumta penale.


“Ministria e Punëve të Brendshme mund të konfirmoj se personi në fjalë nuk posedon pasaportë kosovare, siç është raportuar, por i njëjti posedon vetëm leje qëndrimi të përkohshëm, në emër të një biznesi të regjistruar në Prizren, nga viti 2014 dhe të vlefshëm deri më 29/12/2021”, thotë Ministria e Brendshme.

“Mund të ju informojmë se z. Peker, ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë të ligjshme me datë 18/01/2021 dhe ka dalë nga Republika e Kosovës në drejtim të Republikës së Shqipërisë me datë 20/01/2021”.

Ndërkaq, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë shkurt arsyen pse u arrestua pa dhënë detaje të tjera.

“Më 18.01.2021 zyrtarë policorë nga Biroja për Siguri Publike kanë arrestuar R.S.P. 49 vjeçar, i cili ka qëndruar në vendin tonë, ndërkohë që ka shkelur rregullat për qëndrim të shkurtër. Pas konstatimit për shkelje të afatit të qëndrimit, personi në fjalë është dëbuar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori