LAJMI I FUNDIT:

MPB: Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë të përfshirë në sulmin në Vjenë

MPB: Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë të përfshirë në sulmin në Vjenë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni informon se sot (3.11.2020) Policia e Austrisë, nëpërmjet Europolit, tek MPB ka dorëzuar kërkesë për bashkëpunim dhe informacione në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi në Vjenë.

Nga lista e policisë austriake, që është dorëzuar tek policitë e disa vendeve, është konfirmuar se tre persona, përveç nënshtetësisë austriake kanë edhe nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut.


“Bëhet fjalë për K.F (i lindur në Modling, Austri), A.G (i lindur në Saint Polten, Austri) dhe U.A (i lindur në Vjenë, Austri). Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor pranë MPB-së, menjëherë është vendosur në dispozicion të kolegëve nga Austria dhe në mënyrë intensive bashkëpunojmë për këtë rast”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më tej shtohet se është vendosur komunikim i drejtpërdrejtë i kryeministrave Zoran Zaev dhe Sebastian Kurz.

“Kryeministri Kurz ka shprehur falënderim për kryeministrin Zaev për solidaritetin dhe ndihmën e treguar. Kryeministrat kanë shprehur gatishmëri ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në lidhje me sulmin terrorist, nëse autoritetet austriake kanë nevojë”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori