LAJMI I FUNDIT:

MPB: Ngritet kallëzim penal për babain e pesëmbëdhjetëvjeçarit që e ka drejtuar automjetin, ku është gjetur armë

MPB: Ngritet kallëzim penal për babain e pesëmbëdhjetëvjeçarit që e ka drejtuar automjetin, ku është gjetur armë

MPB-ja informon se është ngritur kallëzim penal për armëmbajtje pa leje është ngritur kundër babait të pesëmbëdhjetëvjeçarit, i cili drejtonte veturën në të cilën është gjetur një armë.

“Me datë 23.01.2025 rreth orës 19:10 në fshatin Vollkovë, nëpunës policorë nga Njësiti për tregti të palejuar në SPB Shkup kanë ndaluar dhe kanë kontrolluar veturën Audi me targa të Shkupit. Është konstatuar se vetura drejtohej nga një i mitur nga Shkupi dhe në automjet janë gjetur pesë pistoleta, dy prej tyre pneumatike dhe tre armë zjarri, gjashtë karikatorë dhe 16 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas kontrolleve të kryera, u konstatua se njëra nga armët i përkiste babait të tij D.N., ai kishte leje, ndërsa dy armët e tjera i kishte pa leje. Pas dokumentimit të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, kundër D.N. është ngritur kallëzim penal nga neni 396 i Kodit Penal”, informojmë nga MPB-ja.

Pas dokumentimit të rastit në bashkërendim me prokurorin publik, kundër D.N. është ngritur kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal


Prokuroria paaprakisht njoftoi Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një 55-vjeçarit i dyshuar për veprën penale Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve plasëse, sipas nenit 396 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Arma është gjetur në automjetin e drejtuar nga djali i mitur i të dyshuarit. Fëmija, i cili këtë muaj mbushi 15 vjeç, u ndalua nga policia gjatë ngasjes së automjetit në Vollkovë në mbrëmjen e 23 janarit”, thuhet në komunikatën e PPRMV-së.

Prokurori publik ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së sigurimit ndaj babait të dyshuar – ndalim për largim nga vendbanimi, gjegjësisht obligim që herë pas here të paraqitet te personi i caktuar zyrtar, konfiskimin e dokumentit të udhëtimit dhe konfiskimin e patentës së shoferit, por edhe ndalimin e hyrjes së djalit të tij të mitur, të miturve të tjerë ose personave të tjerë të paautorizuar në hapësirën ose shtëpinë ku ka armë zjarri.

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori