LAJMI I FUNDIT:

MPB Maqedoni dhe UNDP me fushatë për mospërdorim të armëve në ahengje familjare

MPB Maqedoni dhe UNDP me fushatë për mospërdorim të armëve në ahengje familjare
Foto: Ilustrim

Ministria e Brendshme dhe UNDP zhvilluan fushatë për parandalimin e pasojave të padëshiruara nga përdorimi i armëve dhe mjeteve piroteknike në dasma dhe festa të tjera familjare.

“Armët dhe mjetet piroteknike nuk janë “mysafirë” të mirëpritur në festime” – është mesazhi kryesor i fushatës “Festo me zemër, jo me armë”, e cila u zbatua kohëve të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Në kuadër të aktivitetit, nëpunës policorë nga të tetë Sektorët e Punëve të Brendshme në vend, bashkëbiseduan me qytetarët dhe shpërndanë material edukativ duke theksuar pasojat e përdorimit të armëve në festat familjare.


“Përveç masave represive që po marrim, sigurisht që po punohet edhe në mënyrë parandaluese për të eliminuar bashkërisht këtë fenomen të padëshiruar, i cili fatkeqësisht prej vitesh është prezent jo vetëm në vendin tonë, por edhe rreth nesh. Njësitë tona të parandalimit organizuan aktivitete ditore në të gjithë territorin e vendit, ku i informuam qytetarët për dispozitat ligjore që sanksionojnë një sjellje të tillë dhe dënimet që shqiptohen, si dhe vëmendje e veçantë iu kushtua rreziqeve të përdorimit të armëve për shëndetin dhe jetën. Përveç bisedave, qytetarëve iu shpërndamë edhe materiale edukative të shtypura për të ndikuar në vetëdijesimin e tyre”, thotë Toni Angellovski, ndihmës i ministrit të Punëve të Brendshme.

Përdorimi i armëve të zjarrit sanksionohet me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe në varësi të pasojave, të shtënat me armë mund të përbëjnë edhe vepër penale të “shkaktimit të rrezikut publik”, për të cilin është paraparë dënim me burg nga një deri në pesë vjet.

Në kuadër të fushatës, qytetarëve iu tha se të shtënat me armë zjarri mund të jenë fatale dhe të përfundojnë me vdekje, lëndime, dëmtime materiale dhe pasoja të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori