MPB Maqedoni cakton afatin e fundit për ndryshimin e dokumenteve personale me emrin e vjetër të shtetit
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur afat për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e dokumenteve personale që mbajnë emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”. Sipas Marrëveshjes së Prespës, qytetarët kanë afat deri më 12 shkurt 2024 që të zëvendësojnë pasaportat, letërnjoftimet dhe patentë shoferët me emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Mos ndryshimi i këtyre dokumenteve brenda afatit të caktuar do të rezultojë në pavlefshmërinë e tyre, duke i bërë qytetarët të mos mund t’i përdorin ato për qëllime zyrtare, udhëtime apo në institucione ligjore. MPB ka bërë të qartë se të gjithë dokumentet personale që mbajnë emrin e vjetër do të konsiderohen të pavlefshme pas afatit të përcaktuar, pavarësisht nga data e skadencës së tyre origjinale.
Sipas udhëzimeve të Ministrisë, procesi i zëvendësimit duhet të përfundojë brenda gjashtë muajve, duke filluar nga afati fillestar më 12 shkurt 2023. Pas datës 13 shkurt 2024, personat me pasaportë me shënimin “Republika e Maqedonisë” nuk do të lejohen të kalojnë kufijtë shtetërorë të vendit. Për më tepër, posedimi i patentë shoferit të vjetër pa emrin e përditësuar “Republika e Maqedonisë së Veriut” mund të rezultojë me gjoba nëse ndalohet nga policia gjatë drejtimit të automjetit.
Autoritetet kanë theksuar rëndësinë e respektimit të këtij ndryshimi, pasi ai përputhet me Marrëveshjen e Prespës, e cila zgjidhi mosmarrëveshjen e gjatë të emrit me Greqinë, duke çuar në ndryshimin zyrtar të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut.
Qeveria inkurajon qytetarët që t’u drejtohen zyrave administrative vendore ose autoriteteve përkatëse për të nisur procesin e zëvendësimit dhe për të shmangur çdo shqetësim të shkaktuar nga përdorimi i dokumenteve të vjetruara pas afatit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova