LAJMI I FUNDIT:

MPB jep detaje rreth aksionit në Haraçinë, Shkup dhe Radushë

MPB jep detaje rreth aksionit në Haraçinë, Shkup dhe Radushë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas hetimit prej disa muajve, është shpërbërë një grup kriminal nga rajoni i Shkupit. Policia njofton se grupi ka shitur substanca narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë.

“Në të gjithë periudhën e hetimit janë ndaluar gjithsej 13 persona ndërsa është gjetur kokainë dhe marihuanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

MPB njofton se vetëm gjatë ditës së djeshme policia ka kryer bastisje në gjashtë lokacione në Shkup, Haraçinë dhe Radushë pas çka janë arrestuar dy persona.

“Janë kryer kontrolle në gjashtë lokacione në Shkup, Haraçinë dhe Radushë, gjatë të cilave janë gjetur disa kilogramë lëndë narkotike marihuanë dhe disa pako polietileni me kokainë, si dhe peshore dhe sende të tjera nga vepra penale. Janë arrestuar Sh.I (36) dhe J.H. (21), po kërkohet S.I. (30)”, thonë nga MPB.