LAJMI I FUNDIT:

MPB dorëzon kallëzim penal kundër pedofilëve të arrestuar në Tetovë dhe Gostivar

MPB dorëzon kallëzim penal kundër pedofilëve të arrestuar në Tetovë dhe Gostivar

MPB Maqedoni njofton se nën udhëheqjen e Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike, në bashkëpunim me Sektorët për Punë të Brendshme Tetovë dhe Shkup, ka arrestuar dhjetë persona nga Tetova dhe Gostivari, ndërsa një tjetër është në kërkim, për veprën penale “Tregti me fëmijë”.

Reklama

MPB njofton se kundër të 11 personave ka dorëzuar kallëzim penal për kryerjen e veprës së njëjtë penale, në pajtim me Kodin Penal të RMV-së.

“Në periudhën kohore nga viti 2020 deri në shtator 2021, G.Sh., duke përfituar nga gjendja e pafuqisë dhe vulnerabilitetit të fëmijës, në një marrëveshje të mëparshme me S.S., A.P. dhe K.H., e kanë kryer krimin duke joshur fëmijën për të kryer akte seksuale nëpërmjet shfrytëzimit seksual dhe duke e përdorur atë në aktivitete seksuale ose forma të tjera të shfrytëzimit seksual me të kallëzuarit R.A, I.Z., I. E., A.M., K.K., F.A. dhe A. Sh., për dëmshpërblim monetar nga 50 deri në 200 euro, me qëllim përfitimin pasuror të kundërligjshëm”.

“Në bazë të urdhrave të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup, në rajonin e Tetovës në dy lokacione janë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte tjera dhe tetë persona janë privuar nga liria, ndërsa në në zonën e Gostivarit dy persona janë privuar nga liria, ndërsa një person ndodhet jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar ka dorëzuar kallëzim penal kundër 11 personave në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nga të cilët G.SH. (51) nga Tetova për veprën penale “Trafikim me fëmijë”, S.S. (59) nga Tetova për “trafikim me fëmijë”, A.P. (67) nga Tetova dhe K.H. (50) nga Gostivari për “trafikim me fëmijë” dhe R.A. (69), I.Z. (55), I.E. (67), A.M. (50), Q.Q. (53) dhe F.A. (63), të gjithë nga Tetova dhe A.Sh. (51) nga Gostivari për “trafikim me fëmijë””, thuhet në njoftimin e MPB Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Lajme
Walker kërkon hetim serioz ndaj KFOR-it: Ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin

Walker kërkon hetim serioz ndaj KFOR-it: Ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin

Lajme
Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radioçiqi

Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radioçiqi

Lajme
Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje në pronën e Radoiçiqit para sulmit të 24 shtatorit

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje në pronën e Radoiçiqit para sulmit të 24 shtatorit

Lajme
Ramadani: Skenarin e Donetsk-ut për veriun e Kosovës e paralajmërova 5 vite më parë

Ramadani: Skenarin e Donetsk-ut për veriun e Kosovës e paralajmërova 5 vite më parë

Lajme
A është negociuar largimi i terroristëve nga Kosova?

A është negociuar largimi i terroristëve nga Kosova?

Lajme
Kalo në kategori