Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, feston ditëlindjen e 30-të më 29 shtator.

E me këtë rast ai i ka bërë një dhuratë super luksoze vetes teksa momentalisht ndodhet në Zvicër.


Artisti nga Ferizaj ka blerë një orë të Richard Mille, me kornizë transparente (safir kristal) dhe rrip të bardhë.

Mozzik Foto: Instagram

Sipas një hulumtimi në rrjete sociale, në bazë të modelit, raportohet se kap vlerën e 1.5 milionë eurove.

Në një nga imazhet e këtij postimi, Gramos Aliu (emri i vërtetë), shihet duke pozuar pranë Administratës Tatimore të Kosovës.

MozzikFoto: Instagram

I njëjti rreth një vit më parë u dënua nga ATK me gjysmë milion euro, që duket se ka bërë një ndërlidhje me investimin e radhës.

Sidoqoftë, Mozziku ka një karrierë të gjatë në skenë e hite të shumta, duke theksuar se është ndër më të kërkuarit në treg. /Telegrafi/