LAJMI I FUNDIT:

Mourinho pretendon se ai trajtohet më keq se menaxherët tjerë në Ligën Premier

Mourinho pretendon se ai trajtohet më keq se menaxherët tjerë në Ligën Premier

Jose Mourinho ka thënë se ai trajtohet më keq sesa menaxherët e tjerë të Ligës Premier kur bëhet fjalë për t’u disiplinuar për sjelljen në kontakt.

Menaxheri i Tottenhamit po fliste përpara ndeshjes së sotme kundër Liverpoolit, një ‘revansh’ i lojës së muajit të kaluar që panë Reds të dalë me një fitore 2-1.

Pas asaj ndeshje, Mourinho ‘goditi’ homologun e tij Jurgen Klopp, duke thënë se ai do të përjashtohej nëse ai do të sillej në të njëjtën mënyrë siç bëri menaxheri i Liverpoolit.


Mourinho tregon fjalët që ia tha Kloppit në fund të ndeshjes
Lexo po ashtu Mourinho tregon fjalët që ia tha Kloppit në fund të ndeshjes

Mourinho vazhdoi të sugjeronte se kishte një standard të dyfishtë në lojë përpara ndeshjes së sotme, duke këmbëngulur se menaxherët e tjerë trajtohen më mirë se ai.

“Ajo që mund të them është kur nuk u solla mirë e pagova çmimin”, ka thënë fillimisht Mourinho në konferencë për shtyp.

“Dhe unë e pagova çmimin në dy mënyra: njëra ishte të shihja ndeshje në TV në dhomën e zhveshjes dhe një çmim tjetër ishte gjoba dhe unë mendoj se, për disa nga menaxherët e tjerë, nuk ndodh njësoj. Nuk ndodh njësoj me ta”.

“Por, nëse gjyqtari dhe zyrtari i katërt janë aty për të bërë atë punë, unë vetëm shpresoj që ata ta bëjnë atë punë dhe të veprojnë ashtu siç duhet të veprojnë”, përfundoi ‘Special One’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori