Saul Niguez është rikthyer te Atletico Madrid pas një huazimi aspak të mirë te Chelsea.

Mesfushori spanjoll nuk arriti të ambientohet në futbollin anglez gjatë qëndrimit një vjeçar si i huazuar te klubi londinez.


27-vjeçari zhvilloi 23 ndeshje në të gjitha garat kryesisht si zëvendësues duke shënuar vetëm një gol.

Por e ardhmja e tij duket larg kryeqytetit spanjoll, pasi trajneri Diego Simeone nuk llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ri.

2GK3EEX

Saul mund ta vazhdoj karrierën në Itali, ku Roma është skuadra që ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho e pëlqen shumë futbollistin dhe ka kërkuar nga drejtori sportiv Thiago Pinto që t'i nis bisedimet me Atleticon.

saul chelsea 2021

Giallorosët duan huazimin e Saul Niguez për një edicion me mundësi blerje për shumën e 25 milionë eurove.

Problemi i vetëm qëndron tek paga e lartë e lojtarit i cili fiton 12 milionë euro bruto në sezon dhe Roma i ka bërë të qartë futbollistit se maksimumi që mund t'i ofrojë është katër milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app