Mourinho ka besim se do të rikthehet te Real Madridi

361:"PHOTO ASSEMBLY: Jose MOURINHO seems to be moving to Madrid again and will soon be coaching again. Image: Jose MOURINHO, coach (Manchester United), single image, single cut motive, half figure, half figure, friendly match FC Bayern Munich-Manchester United 1-0, football 1. Bundesliga, season 2018/2019, on 05.08.2018 in Muenchen, ALLIANZ ARENA | usage worldwide 13:"DPA/PA Images
Jose Mourinho ka besim se do të rikthehet te Real Madridi në postin e trajnerit.
Trajneri portugez është lidhur me punën e Zinedine Zidane në Real pasi ata vazhdojnë të mos bindin këtë sezon.
Është sugjeruar që Zidane do të mbetet në pozicionin e tij për sa kohë që Reali mbetet në garë në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, brenda kampit të Mourinhos ka besim se puna përfundimisht do t'i ofrohet atij.
Në të vërtetë, një burim brenda kampit të trajnerit ia ka kumtuar këtë lajm gazetës spanjolle AS.
"Nuk është çështje nëse, por kur...", i ka thënë burimi gazetës.
Mourinho ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga Manchester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/10/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































