LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Fatkeqësisht, Zaniolo do të qëndrojë te Roma

Mourinho: Fatkeqësisht, Zaniolo do të qëndrojë te Roma

Jose Mourinho e pranon se Roma ka një problem serioz pasi Nicolò Zaniolo që refuzoi Bournemouth, duke shtuar se fatkeqësisht ai do të qëndrojë.

Italiani e bëri të qartë se dëshironte të largohej në afatin kalimtar të janarit, por Milani nuk arriti të pajtohej me kushtet dhe lojtari hodhi poshtë ofertën me vlerë mbi 30 milionë euro nga skuadra e Ligës Premier, Bournemouth.

Tani ekziston rreziku shumë real që Zaniolo mund të mbetet në “Stadio Olimpico” edhe për gjashtë muaj, me asnjëra palë që nuk ka ndërmend të zgjasë kontratën që skadon në qershor 2024.


“Zaniolo ka një muaj që thotë se dëshiron të largohet. Fatkeqësisht, duket se kisha të drejtë”.

“Unë them për fat të keq, sepse lojtari ka një muaj që thotë se dëshiron të largohet. Nëse një lojtar u thotë të gjithëve se nuk dëshiron të veshë më fanellën e Romës, më duhet ta them për fat të keq”.

“Situata ideale është që lojtari të jetë i lumtur. Unë thashë se prisja që ai të qëndronte, por siç janë gjërat sot, më duhet të shtoj për fat të keq kësaj fjalie”, deklaroi Jose Mourinho.

Në fund Moutrinho u ndal të flas edhe për ndeshjen derbi ndaj liderit të Serie A, Napolit, ku shtoi se sulmuesi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori