LAJMI I FUNDIT:

Motrat e vrasin rojën e dyqanit duke e goditur 27 herë me thikë në trup, ai u kishte kërkuar të vendosin maskën

Motrat e vrasin rojën e dyqanit duke e goditur 27 herë me thikë në trup, ai u kishte kërkuar të vendosin maskën

Dy motra po akuzohen për vrasje të shkallës së parë në Illinois nën dyshimin se kanë goditur me thikë një roje të sigurisë në dyqan pasi iu kërkua të mbanin maskë dhe të përdornin mjete pastruese për duar.

Motrat hynë në një dyqan me pakicë dhe filluan një grindje verbale me viktimën, një 32-vjeçar i cili po punonte si roje sigurie, tha Policia e Chicagos, raporton CNN.

Zyra e Avokatit të Shtetit Cook County tha që burri u kishte thënë motrave se duhej të vendosin një maskë dhe të përdornin mjete për pastrimin e duarve, transmeton Telegrafi.


Argumenti i tyre u bë fizik kur Jessica Hill, 21, nxori një thikë dhe e goditi atë 27 herë në shpinë, qafë dhe krahë, sipas kallëzimit penal.

Motra e saj, 18-vjeçarja Jayla Hill, e mbajti viktimën për flokë ndërsa ndodhi sulmi. Të dy gratë u dërguan në spital menjëherë pas incidentit për plagë të lehta dhe u akuzuan për vrasje të shkallës së parë, sipas policisë.

Ndryshe, seanca e tyre e ardhshme gjyqësore është caktuar për 4 nëntor, sipas të dhënave të burgut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Botë
Inteligjenca ukrainase paaftëson lokomotivën që transportonte pajisje ushtarake në Voronezh të Rusisë

Inteligjenca ukrainase paaftëson lokomotivën që transportonte pajisje ushtarake në Voronezh të Rusisë

Evropa
Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Paralajmëron kreu i inteligjencës gjermane, thotë se Rusia dëshiron të testojë Perëndimin

Evropa
Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Botë
Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

Azia
Kalo në kategori