LAJMI I FUNDIT:

Motra e Elvis Pistës: Ku është notesi i zhdukur natën e vrasjes?

Motra e Elvis Pistës: Ku është notesi i zhdukur natën e vrasjes?

Beatrisa Pista-Demiri, e motra e Elvis Pistës, kandidatit për deputet të PDK-së të vrarë më 15 qershor të vitit të kaluar, duke theksuar se si familje janë të pakënaqur me mënyrën se si po zhvillohen hetimet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka shtruar edhe disa pikëpyetje rreth këtyre hetimeve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka reaguar sidomos ndaj deklaratave të kryeprokurores së Gjykatës Themelore në Gjakovë.

“Ajo përveç se që nuk kishte çfarë të deklarojë tha se shpresat i paska te notesi i Elvisit. Është e vërtetë që Elvisi ka shkruar por shkrimet e vërteta gjenden në notesin të cilin Elvisi ka shkruar, dhe të cilin e ka mbajtur gjithmonë me vete, të cilin hetuesit e rastit është dashtë të përkujdesen se ku është zhdukur natën e vrasjes”, ka shkruar ndër tjerash motra e Elvis Pistës.


Beatrisa Pista-Demiri gjithashtu kishte thënë për KALLXO.com se vëllai i saj i vrarë sa ishte gjallë kryente funksione të shumta dhe kishte raporte të ndryshme me njerëz të profileve të larta.

“Me plot përgjegjësi e them që nuk janë intervistuar njerëzit e profileve të larta”, thotë Pista-Demiri.

Ajo ishte shprehur e pakënaqur që lënda për vrasjen e Elvis Pistës ndodhet në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

“Së pari nuk jemi të kënaqur që lënda është në Gjakovë, kishte me qenë më mirë të ishte në Prishtinë sepse që nga java e parë Kryeprokurorja ka deklaruar që edhe dy javë do dalim me rezultate, edhe dy ditë, shumë shpejt dhe kjo ka ndikuar keq në anën emotive”, ka thënë Pista-Demiri.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija, për KALLXO.com të hënën, e pranoi që ende nuk është identifikuar personi që qëlloi ish-kandidatin për deputet.
Motra e Elvis Pistës, Beatrisa tha se si familje kanë pritur që së paku të formulohen pistat e hetimit.

“Çka kemi pritur në fakt ka qenë që sadopak prokuroria dhe njësia e hetuesisë rajonale të ketë një përgjigje, së paku të ketë një profil të vrasësit, apo të ketë ndonjë pistë ku është fokusuar mirëpo si para një viti, si deri më tash përgjigjet janë të njëjta”, deklaroi Pista-Demiri.

Kryeprokurorja Bakija tha se prokuroria ka dërguar në Finlandë për ekzaminim shënimet për aktivitetet e zhvilluara që Elvis Pista i mbante në një fletore dhe telefonat e tij.

Nga ky ekzaminim ajo deklaroi se presin shumë.

“Bëhet fjalë për një fletore ku i ndjeri ka mbajtur shënime, por dyshohet që ato shënime i ka mbajtur edhe në telefonat e tij. Çdo veprim që ka ndërmarrë i ndjeri në punën dhe veprimtarinë e tij të përditshme e ka shënuar edhe në telefonat e tij, por ata telefona nuk kanë mundur assesi të ekzaminohen në Kosovë”, tha Bakija. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Lajme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori