Motra e Cristiano Ronaldos ka postuar një letër të hapur emocionuese duke iu referuar babait të tyre të ndjerë pasi futbollisti zbuloi tragjikisht se djali i tij i porsalindur ka vdekur.
Ylli i Manchester United njoftoi në Instagram se një nga binjakët e porsalindur që priste me partneren Georgina Rodriguez kishte vdekur.
Në një deklaratë, çifti thanë se me ‘dhimbjen më të madhe’ ata konfirmojnë se foshnja e tyre kishte vdekur. Binjaku tjetër i porsalindur, një vajzë, ka shpëtuar.
Pas lajmit tragjik, motra 37-vjeçare e Ronaldos, Katia Aveiro, postoi një mesazh nga shtëpia e saj në Brazil, duke thënë se foshnja tani është m babanë e tyre të ndjerë.
“Engjëlli ynë i vogël është tashmë në prehrin e babit”, një referencë për babain e tyre Dinis, i cili vdiq në 2005.
“Të dua dhe zemra ime është me ty atje. Zoti kujdeset për ju dhe forcon rrugën tuaj gjithnjë e më shumë. Engjëlli ynë është tashmë në prehrin e babait. Dhe vajza jonë e vogël është atje e fortë dhe plot shëndet dhe do të na tregojë çdo ditë se vetëm dashuria ka rëndësi”, ka shkruar ajo.
Katia ka postuar mesazhin krahas fotove të çiftit me dy fëmijët e saj, shkruan DailyMail.
Babai i Ronaldos vdiq në moshën 52-vjeçare kur ylli i futbollit ishte vetëm 20 vjeç.
Fituesi i Topit të Artë shpërtheu në lot në një intervistë emocionale me Piers Morgan në shtator 2019, kur iu shfaq një video e vjetër e babait të tij.
Lajmi tragjik për vdekjen e fëmijës së tij u zbulua në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga dyshja të hënën mbrëma (18 prill).
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndiejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Duam t’i falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, thuhej në deklaratë.
Legjenda e futbollit dha lajmin se ai dhe Georgina po prisnin binjakë në tetor 2021.
Georgina ka një vajzë Alana, tre vjeç, me Cristiano.
Ylli i Manchester United ka gjithashtu djalin Cristiano Jr., 11 vjeç dhe binjakët Eva dhe Mateo, katër vjeç.
Djali më i madh i Ronaldos, Cristiano Jr. lindi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010, por u kthye menjëherë në Madrid për t’u rritur në Spanjë. Identiteti i nënës së tij nuk dihet.
Në qershor 2017, ylli i atëhershëm i Real Madridit i befasoi fansat me lajmin se kishte mirëpritur binjakët Eva dhe Mateo përmes një nëne surrogate, dhe vetëm një muaj më vonë ai dhe Georgina njoftuan se prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku.
Georgina dhe futbollisti Cristiano u takuan kur ajo ishte duke punuar si asistente në një dyqan të Guccit në Madrid në vitin 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti zgjedh për t’i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë