LAJMI I FUNDIT:

Motoçiklisti “fluturues”, fatmirësisht shpëton (Video)

Motoçiklisti “fluturues”, fatmirësisht shpëton (Video)

Duket si një ditë e këndshme me diell, për çka disa kanë zgjedhur periferinë që të bëjnë xhiro me motoçikletë. Por, shikoni se çfarë ndodhë pas sekondës së 35-të.

Në videon që e ka filmuar vëllai i viktimës, me kamerën e vendosur në helmetë, shihet se si motoçiklisti – në tentim për të ikur nga vetura – hasën në një pengesë në rrugë.

Lëvizja me shpejtësi të madhe e hedh atë në ajër së bashku me motoçikletë, për afro njëzet metra, transmeton Telegrafi.


Ngjarja që ka ndodhur në Kaliforni, para katër javësh, e ka lënë me lëndime të mëdha fizike motoçiklistin, por pa pasoja për jetë. /Telegrafi/