LAJMI I FUNDIT:

Moto X dhe Moto G prezantohen më 28 korrik

Moto X dhe Moto G prezantohen më 28 korrik

Më parë ishte thënë se Motorola do të mbajë një ngjarje mediale më 28 korrik, ndërsa kompania tani edhe vetë e ka konfirmuar zyrtarisht se ngjarja për shtyp do të zhvillohet në këtë datë.

Ngjarja mediale e Motorola do të mbahet në Nju Jork më 28 korrik dhe pritjet janë që Motorola të prezantojë modelet e reja të telefonave Moto G dhe Moto X.

Moto G thuhet se do të vijë me një ekran 5 inç në HD, procesorin Snapdragon 410, baterinë me 2470 mAh, plus kamerën e përparme me 5MP dhe atë të pasmen me 13MP.

Të dy modelet e reja të telefonave nga Motorola, Moto X dhe Moto G pritet të jetë në dispozicion me Moto Maker, personalizuesin e veçantë për përdoruesit. (Telegrafi)