LAJMI I FUNDIT:

Moti të mërkurën, vranët, shi dhe borë 

Moti të mërkurën, vranët, shi dhe borë 
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.


Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s. /Telegrafi/