Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare.
Në orët e mëngjesit, në disa lugina lumenjsh do të shfaqet mjegull, e cila do të zvogëlohet gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë.
Në Shkup, në disa pjesë të luginës do të shfaqet mjegull në mëngjes.
Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura minimale do të bjerë në -2, ndërsa maksimale do të arrijë në 11 gradë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































