LAJMI I FUNDIT:

Moti në Shqipëri pritet të përkeqësohet, ministri i Mbrojtjes thirrje institucioneve të marrin masat

Moti në Shqipëri pritet të përkeqësohet, ministri i Mbrojtjes thirrje institucioneve të marrin masat

Në Shqipëri gjatë ditëve të ardhshme paralajmërohet përkeqësim i motit ku mund të shkaktohen përmbytje.

Lidhur me këtë paralajmërim ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje institucioneve të marrin masa për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dheut.


“Bazuar në të dhënat e IGJEUM dhe SHMU që parashikojnë përkeqësim të motit në ditët në vijim, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile i bën thirrje pushtetit vendor të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave. Ne do të jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha situatave që mund të krijohen, duke garantuar ndihmë të menjëhershme në çdo rast emergjence”, ka shkruar ministri Peleshi.