Erërat me një shpejtësi 100mph kanë goditur sot Britaninë e Madhe, gjë që ndër tjera ka bërë që vendi të vuante edhe ndërprerjet e energjisë elektrike dhe kaos në komunikacion.


k111 1

k222 1

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 2,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në North East, kur një kamion u rrotullua në Forth Bridge, afër Edinburgut.

a222

a222 1

Gjithashtu thuhet se pemët dhe muret ranë mbi Northumberland, me një rrugë në qendër të qytetit të Newcastle të mbyllur për shkak të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta.

a444

a555

Ndërkohë bëhet e ditur se në aeroportin e Leeds Bradford ka patur vështirësi të aterrimeve të aeroplanëve.

Ka qenë fluturimi BE729 i cili ka tentuar që të aterronte në këtë aeroport, por kishte pasur shumë vështirësi për shkak të erërave të forta. /Telegrafi/