LAJMI I FUNDIT:

Moti, javë me reshje shiu dhe temperatura të larta

Moti, javë me reshje shiu dhe temperatura të larta
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e fundit e muajit janar do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.

Shi pritet të ketë sot, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa ditët tjera të vranëta dhe me intervale me diell.


Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Këto temperatura që parashihen për këtë javë janë dukshëm mbi vlerat e temperaturave mesatare për muajin që jemi, por reshjet e parashikuara, pritet sadopak ta zbusin nevojën e akumulimit të liqeneve, prej të cilave furnizohen qytetarët.

Ndërsa sa i përket situatës biometeorologjike, ajo do të jetë relativisht e mirë dhe në favor të popullatës, sidomos ndaj atyre që kanë probleme me sëmundje kronike.