LAJMI I FUNDIT:

Moti me erë të fortë në Tiranë

Moti me erë të fortë në Tiranë

Edhe pse një kohë më e ngrohtë se ditët e tjera, e diela në Tiranë po shoqërohet me erë të fortë, çka në disa raste ka shkaktuar edhe probleme për lëvizjen e qytetarëve. Era e fortë ka bërë që disa pemë apo degë të tyre të bien, duke u bërë edhe një rrezik potencial për njerëzit dhe automjetet e parkuara në rrugë.

Nisur nga kjo situatë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje gjithë banorëve të Tiranës që të tregohen të kujdesshëm për të shmangur problemet e ndryshme.


Nëpërmjet një statusi në Twitter, Veliaj bën të ditur se për shkak të motit punonjësit e emergjencave civile të Tiranës janë në terren ku kanë ndërhyrë në heqjen e pemëve të rrëzuara dhe duke hapur trotuaret dhe rrugët.

“Shokë – kujdes sot në Tiranë prej erës së fortë e pemëve apo objekteve që rrëzohen! Emergjencat Civile të Bashkisë Tiranë janë në terren sot dhe pse ditë pushimi! Me pak vigjilencë e kalojmë pa zarar këtë moment gjersa të kalojnë stuhitë! Për çdo sinjalizim ju lutem ☎ 112 🚑”, shkruan Veliaj në Twitter. /KP /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori