LAJMI I FUNDIT:

Mot i vranët, mëngjeset me ngrica

Mot i vranët, mëngjeset me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë.


Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes. /Telegrafi/