Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, reshje shiu përgjatë vijës bregdetare

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht i kthjellët e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës të cilat u pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas në pjesën më të madhe të territorit.
Në relievet malore në veri-verilindje reshjet parashikohet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike nga orët e pasdites vonë reshjet humbasin territor duke u izoluar në relievet malore deri në ndërprerjen përfundimtare nga orët e mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi 10-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2 ballë. /ATSH/

















































