LAJMI I FUNDIT:

Mot i ndryshueshëm, diell, vranësia e reshje shiu

Mot i ndryshueshëm, diell, vranësia e reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës, deri në orët e vona parashihet të shoqërohen me reshje shiu.

IHK njofton se në viset kodrinoro-malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.


“Kjo situatë e motit me shi parashihet ditën e premte, por edhe të shtunën në orët e para do të vazhdojnë reshjet vende-vende me intensitet të dobët”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës parashihet të arrijë deri 18m/s në Dukagjin, ndërsa në rrafshin e Kosovës shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 14m/s.

Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht që kushtet biometeorologjike të jenë relativisht të mira.

Java tjetër, konkretisht dita e pavarësisë parashihet të jetë me temperatura të larta, mbi mesataren e muajit që jemi. Ato do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori