LAJMI I FUNDIT:

Mot i ftohtë në Siberi, temperaturat ranë në minus 58 gradë Celsius

Mot i ftohtë në Siberi, temperaturat ranë në minus 58 gradë Celsius

Moti arktik përfshiu një pjesë të Rusisë të martën ku temperaturat në Siberi ranë në minus 58 gradë Celsius.

Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë, i cili shtrihet rreth 5,000 kilometra në lindje të Moskës, u mbulua nga retë e ngrira dhe nga mjegulla, treguan pamjet me dron, transmeton Telegrafi.


“Unë erdha posaçërisht këtu në Yakutsk për të përjetuar një mot të tillë. Nuk kam edhe aq të ftohtë, pasi u përgatita siç duhet”, tha një banor atje.

Temperaturat në pjesë të Republikës Sakha, një rajon i gjerë pak më i vogël se India që ndodhet në pjesën verilindore të Siberisë, ranë nën minus 55 gradë gjatë natës.

Në Oymyakon, një vendbanim në Sakha, temperatura ishte minus 58 gradë Celsius të martën. Parashikuesit e motit thanë se do të ndjehej si minus 63 gradë Celsius duke pasur parasysh lagështinë dhe erën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori