LAJMI I FUNDIT:

Mot i acartë pritet të mbretërojë ditën e zgjedhjeve në Kosovë

Mot i acartë pritet të mbretërojë ditën e zgjedhjeve në Kosovë
FotoL

Acari siberik tashmë ka filluar të shtrihet mbi vendin tonë.

E pas motit të kthjellët ditën e sotme, në fundjavë kalimi i një cikloni nga Italia, përgjatë jugut të rajonit, mundëson nga rajoni ynë reshje dëbore, vende-vende mjaft intensive.

Në fundjavë do të ketë edhe ditë të akullta, kur temperaturat mbeten nën 0C në të dy vlerat ekstreme, e shkaku edhe i erërave të fuqishme veriore, ndjesia e temperaturës nga era apo windchilli zbret edhe deri në -20C.


Javën e ardhshme priten më shumë intervale me kthjellime dhe diell, mirëpo mbetet ende ftohtë.

Erërat gjatë fundjavës do të mundësojnë që ndotësit ajror të mbeten më të shpërndarë, e kjo ndikon që të kemi indeks të cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të mira. Ditën e hënë, kryesisht në mbrëmje, do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

14.02 – Shumë ftohtë, me erë, kryesisht vranët. Reshjet e borës vazhdojnë edhe paradite. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
15.02 – Shumë ftohtë, me erë. Paradite kryesisht me vranësira dhe mundësi për ndonjë rrebesh bore.
16.02 – Shumë ftohtë, me vranësira e intervale me diell, pasdite edhe me erë. Paradite, kohëpaskohe mund të priten edhe rrebeshe të dobëta bore.
17.02 – Kryesisht me diell, por mbetet ftohtë. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

Temperaturat minimale në fundjavë zbresin edhe deri në -11C, e më pas me një tendencë të rritjes. Maksimalet zbresin deri në -5C e më pas gradualisht në rritje deri kur ditën e mërkurë rriten edhe në +3C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu-verilindja 3-13m/s, e me hove edhe deri në 16m/s ditën e diel.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritje shumë lartë mbi vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori