LAJMI I FUNDIT:

Mospërputhshmëria në përzgjedhjet e modës së Justin dhe Hailey Bieber

Mospërputhshmëria në përzgjedhjet e modës së Justin dhe Hailey Bieber
(Foto: Twitter)

Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey, tërhoqën vëmendjen me zgjedhjet e tyre shumë të ndryshme të veshjeve gjatë një daljeje në New York.

Dyshja ndezën debatin në internet për zgjedhjet e tyre, me modelen që dukej sikur ishte drejtuar për të parakaluar në tepihun e kuq me një fustan të kuq të guximshëm, ndërsa këngëtari zgjodhi veshje shumë të rastësishme dhe sandale të verdha.


Edhe një trend tjetër po rikthehet! Bluzat me mesazhe po vishen sërish
Lexo po ashtu Edhe një trend tjetër po rikthehet! Bluzat me mesazhe po vishen sërish

Hailey tregoi këmbët e saj të gjata me një fustan mini të kuq të cilin e përshtati me taka dhe një çantë të kuqe.

Justin zgjodhi një pamje shumë më të relaksuar, i veshur me një xhup ngjyrë hiri dhe kapelë në kokë, me pantallona të shkurtra të të njëjtës ngjyrë dhe sandale.

‘Grimi si dredhëz’: Hailey Bieber tregon hap pas hapi si të bëni grimin e verës
Lexo po ashtu ‘Grimi si dredhëz’: Hailey Bieber tregon hap pas hapi si të bëni grimin e verës

Fansat e çiftit të martuar në vitin 2018, filluan të diskutojnë për zgjedhjet e tyre të ndryshme të stilit, duke bërë shaka se ata “nuk ishin veshur kurrë për të njëjtën ngjarje”. /Telegrafi/