Inspektorati Policor i Kosovës ka gjetur se disa njësi të Policisë nuk janë duke i bartur kamerat trupore. Ky institucion ka rekomanduar që kjo gjendje të ndryshojë, në mënyrë që sipas IPK-së, që të ketë kontroll efektiv në përdorimin e forcës dhe trajtimin e incidenteve gjatë operacioneve.
Monitoruesit e një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, Policisë e Kosovës, kanë gjetur disa mangësi për përdorimin e kamerave të trupit nga ana e policëve.
Bëhet fjalë për disa gjetje të Inspektoratit Policor, i cili i ka publikuar rezultatet e një hetimi të jashtëzakonshëm për këtë çështje.
Një prej gjetjeve kryesoreve ishte se zyrtarët policorë të departamentit të kufirit nuk përdorin fare kamera të trupit, për çka edhe është nxjerrë një rekomandim.
“IPK i rekomandon Udhëheqësit të Departamentit të Kufirit, që urgjentisht të fillohet me përdorimin e kamerave të trupit dhe materialet e regjistrimeve video-audio të mbulojnë pjesë të rëndësishme të aktiviteteve operative siç parashihet në Procedurën Standarde të Operimit-Përdorimi dhe administrimi i kamerave të trupit”, thuhet nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Ish-hetuesi policor, Visar Rrecaj beson se kjo nuk do të ishte e nevojshme për shkak të sistemit që kufijtë kanë.
“Sa i përket asaj që nuk janë përdorur në kufi, ky është një rekomandim të them të drejtën bosh sepse në secilën pikë kufitare janë të investuara kryesisht nga BE-ja dhe kur janë ndërtu, secila pikë kufitare përmban kamera të sofistikuara që marrin pamje audio dhe video edhe ditën edhe natën”, deklaroi Visar Rrecaj – ish-zyrtar policor.
Pos përdorimit të kamerave në kufi, IPK-ja ka kërkuar që kamerat e trupit për përdoren nga më shumë zyrtarë policorë.
“IPK i rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që të zgjerojë sistemin e përdorimit të kamerave të trupit dhe në njësi tjera policore, meqenëse mund të jenë mjet i fuqishëm në ngritjen e integritetit, kontrollit efektiv në përdorimin e forcës dhe trajtimin e incidenteve”, thuhet tutje në rekomandimet e IPK-së .
Të gjitha rekomandimet e Inspektoratit Policor janë aprovuar nga Policia e Kosovës, respektivisht atyre që i janë bërë në formë të kërkesave./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri