LAJMI I FUNDIT:

Moskontrollimi i donatorëve të spermës dhe vezoreve, rreziqe alarmante

Moskontrollimi i donatorëve të spermës dhe vezoreve, rreziqe alarmante

Të hënën sapo ka përfunduar një cikël provimesh me studentët e Fakultetit të Mjekësisë për lëndën e Gjinekologjisë.

Myrvete Paçarada, drejtoreshë e Klinikës së Gjinekologjisë, njëherësh udhëheqëse e Komsionit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor (KFAM) ka treguar ekskluzivisht për “Zëri” detaje që ndërlidhen me raportin për frytnimin e asistuar mjekësor.


Ajo ka folur edhe për dyshimet që ka KFAM për shitblerjen e spermës dhe qelizave vezë nga ana e spitaleve private që merren me fertilizimin artificial, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Një fakt tjetër shqetësues që sipas saj e ka vërejtur KFAM gjatë monitorimit është përcaktimi i gjinisë.

Kjo, thotë Paçarada shkakton disbalancë gjinore, derisa moskontrollimi i donatorit të spermës dhe qelizave pos rrezikut të bartjes së sëmundjeve, sipas saj, pas 20 vitesh mund të çojë në martesa mes vëllait e motrës.

“Ne gjatë monitorimit dhe vizitave që kemi bërë në qendrat e licencuara kemi kërkuar komplet dokumentacionin lidhur me atë se cilat janë rastet që lejohen, e cilat nuk lejohen. Kush janë donatorët, prej ku merret materiali?! T’ju them të drejtën të dhënat nga institucionet janë të mangëta. Së pari, vërejtja jonë ka qenë se çka është embriolog ?! Ne në Kosovë nuk kemi degë të embriologjisë në Fakultetin e Mjekësisë. Por, me disa trajtime dhe me gjëra që as vetë ata nuk e kishin të qartë. Këtë përgjigje duhet ta japë Ministria e Arsimit në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë. Ekziston një rrezik real që donatori të mos kontrollohet. Ndonëse me ligj është shumë mirë e rregulluar që donatori nuk paguhet përveç mëditjeve të ushqimit. Por, shtrohet pyetja pse një njeri vjen prej një qendre në qendrën tjetër të bëhet donator. Çka e detyron atë t’i lërë punët e veta e të vijë si donator? A jemi aq human ne apo ekziston edhe diçka tjetër prapa asaj?!”, tha ajo. /Zëri/