LAJMI I FUNDIT:

Moskë, përfshihet nga zjarri ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes

Moskë, përfshihet nga zjarri ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes

Raportohet se shtatë persona janë evakuuar sot nga ndërtesa e Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë në pjesën qendrore të Moskës, pasi ajo është përfshirë nga zjarri.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për lëndime nga zjarri në katin e tretë të ndërtesës pesëkatëshe në rrugën Znamenka në Moskë.


Nëpërmjet një kumtese, Ministria e mbrojtjes tha se zjarri i ka përfshirë afro 50 metra katrorë brenda “dhomës teknike” të ndërtesës administrative, e cila po meremetohej.

Mëtutje në kumtesë, theksohet se autoritetet po zhvillojnë hetime lidhur me dyshimet se zjarri është shkaktuar nga një përçues elektrik në ndërtesë, por ata ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e shpërthimit të zjarrit.

Disa ekipe të zjarrfikësve ishin angazhuar pak pas mesditës për ta vënë zjarrin nën kontroll.