LAJMI I FUNDIT:

Mosarritja e koalicionit LVV-LDK për shkak të pozitës së presidentit, e pakuptimtë thonë analistët

Mosarritja e koalicionit LVV-LDK për shkak të pozitës së presidentit, e pakuptimtë thonë analistët

Mosarritja e një koalicioni bashkëqeverisjes për shkak të mospajtimit rreth ndarjes së pozitës së presidentit të Kosovës, e cila nga pranvera e vitit 2021 do të mbetet bosh pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual, nuk po arsyetohet nga njohësit e zhvillimeve në vend.

Ata thonë se në asnjë rrethanë nuk do të ishte kjo arsye që vendi të mbetet pa institucione dy (2) muaj pas zgjedhjeve.

Zyrtarët e LDK-së nuk e fshehin dëshirën se duan që ta sqarojnë edhe pozitën e presidentit të ardhshëm me marrëveshjen eventuale Kurti – Mustafa. Në anën tjetër mes shumë debatesh, Hekuran Murati, nga Vetëvendosje, ka thënë se kërkesa për pozitën e presidentit nuk është folur para zgjedhjeve nga LDK. Duke menduar se LDK do të dilte e para, para zgjedhjeve, thanë se posti i presidentit nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve për formimin e qeverisë, sepse kandidati do duhej të ishte konsensual. Pas zgjedhjeve, nga vendi i dytë, thonë se posti i presidentit “u takon”, dhe nuk bën ndryshe, ka shkruar Murati në Facebook.


Ndërsa Butrint Berisha, hulumtues në Institutin e Prishtinës për Studime Politike, i tha Radio Kosovës se çështja e presidentit nuk duhet të jetë pengesë e arritjes së marrëveshjes për koalicion bashkë-qeverisës, duke shtuar se kjo temë është futur vonë në debat:

“Çështja e presidentit është futur në tavolinën e negociatave relativisht vonë, duke marrë parasysh se as nuk ka qenë temë e diskutimeve të mëhersh me as gjatë fushatës zgjedhore, por as në fillimin e negociatave. Mendoj që diskutimet mes dy partive politike duhet të koncentrohen në aspekte programore, më saktësisht në atë se çfarë duhet të veprojë qeveria e re dhe çfarë politikash duhet  ndërmarrë dhe të mos fokusohet shumë në çështjen e presidentit “, tha Berisha.

Sipas Berishës, çështja e presidentit është një proces relativisht larg prej 18 muajsh, dhe si e tillë e vështirëson arritjen e marrëveshjes ndërmjet palëve.

“Mbi të gjitha nuk është garanci se marrëveshja do të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë, meqenëse ishim dëshmitar në vitin 2015 kur LDK dhe PDK u pajtuan për postin e presidentit brenda marrëveshjes politike, ajo marrëveshje u zbatua dhe presidenti u zgjodh ndërsa qeveria ra disa muaj më vonë. Në këtë kuadër, çështja e presidentit mund të diskutohet por nuk mendoj që duhet të jetë pengesë për arritjen e koalicionit”, tha ai.

Kurse politologu Ramush Tahiri, i tha Radio Kosovës se në bazë të kësaj, nuk ka ndonjë ndryshim nga qeverisjet e kaluara, duke parë dëshirën për sundim nga partitë fituese. Ai thotë se këtu as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të ndikojë:

“Tash,  a do të intervenojnë ndërkombëtarët ose jo, ndërkombëtarët mund të intervenojnë dhe të thonë bëjeni qeverinë se s’ka nevojë të shkojë  vendi në zgjedhje, mirëpo nuk bëhet me zor. Kjo nuk është martesë me zor. Nëse nuk kanë harmonizim politik edhe nuk e kanë një synim, por duan të ndahen, atëherë kjo është keq”, tha Tahiri.

E takimet e paralajmëruara për këtë javë mes krerëve të partive fituese, Albin Kurtit e Isa Mustafës, janë shtyrë për afat të pacaktuar, ndonëse ka vullnet për arritjen e marrëveshjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori