Në vend që të shpenzoni kohë dhe energji në planifikimin e martesës, mendoni të investoni disa nga burimet e çmuara në marrëdhënie, veçanërisht nëse keni dyshime për gatishmërinë tuaj për të kultivuar një lidhje të gjatë jetësore me atë person
Më poshtë, disa këshilltarë martese zbulojnë se cilat sjellje janë mjaft serioze për të legjitimuar shtyrjen e martesës derisa të keni zgjidhur situatën.
Dhe nëse gjërat nuk përmirësohen, mbase duhet ta rivlerësojmë marrëdhënien në tërësi.
1. Ai shpesh vë para jush njerëz të tjerë dhe plane të tjera
A anulon partneri planet e bëra me ju kur ka diçka më të mirë për të bërë me miqtë? Ose mbase ai i përgjigjet një telefonate biznesi, jo një urgjence, ndërsa jeni jashtë darkës për të festuar ditëlindjen. Kjo mund të tregojë se nuk jep përparësi për ju dhe marrëdhënien tuaj.
“Njerëzit martohen për shumë arsye”, tha Aaron Anderson, një këshilltar për martesën dhe familjen, për HuffPost.
“Jo gjithmonë është dashuria. Sigurohuni që të mos martoheni me dikë që dëshiron t’ju bashkohet për lehtësi. Sigurohuni që të vendosni veten në radhë të parë”.
2. Nuk komunikoni mirë
Në vend që të përfshiheni në një konfrontim produktiv për një temë të mprehtë siç janë seksi, problemet familjare ose paratë, partneri ka tendencë të grindet me ju ose të shmangë diskutimin.
Tashmë është thënë një mijë herë, komunikimi është baza e një martese të fortë. Nëse nuk mund të flisni me ndershmëri për çështje delikate, mbase nuk jeni ende gati për martesë.
3. Ai ju tradhtoi
Pabesia nuk ka pse t’i japë fund lojërave, por padyshim është diçka që mund të ngadalësojë rrugën drejt martesës. Nëse partneri tregon sinqerisht pendim dhe është i gatshëm të zbulojë shkaqet që e shtynë atë të mos ishte besnik, është një shenjë e mirë.
Para se të martoheni, ia vlen të analizoni më nga afër çdo problem në themel të raportit që mund të ketë kontribuar në tradhti.
4. Refuzon kënaqësitë në shtrat
Gjatë një marrëdhënieje, është normale që dëshira seksuale e të dyve të luhatet. Gjëja e rëndësishme është që të jeni në gjendje të keni një konfrontim të shëndetshëm në këto ulje-ngritje të pashmangshme dhe të shprehni atë që ju pëlqen (dhe nuk ju pëlqen) në shtrat.
Nëse partneri do ju bojkotonte ose do të refuzonte të marrë seriozisht shqetësimet tuaja, nuk ka gjasa që këto probleme të funksionojnë në mënyrë magjike pasi të keni thënë: “Unë dua atë”.
5. Ka varësi si droga, alkooli, bixhozi
Nuk ka pse të jenë këto shkaku i ndarjes, vetëm me kusht që partneri të jetë vërtetë i angazhuar për shërim. Por varësitë e patrajtuara mund të dëmtojnë marrëdhënien, kështu që nuk duhet të kërkoni vetëm diku tjetër, pavarësisht se sa e doni partnerin tuaj.
Nëse ai është i gatshëm të kërkojë ndihmë, është një shenjë e mirë. Por të refuzosh të pranosh ndihmë është diçka tjetër.
6. Ai fsheh sekretet nga ju
Le të themi që partneri ka shkelur buxhetin mujor ose ka dalë në darkë me një ish: a ju ka thënë ai, apo nuk ka folur për këtë, duke shpresuar se nuk do ta dinit kurrë?
Pranimi i gabimeve të dikujt nuk është i lehtë, kërkon ndershmëri. Por në fund të fundit, të jesh i sinqertë për gabimet e tua ndihmon në krijimin e një baze të fortë për një të ardhme së bashku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

A duhet t’i tregoni partnerit se e keni tradhtuar?

Maska me sodë bukë, cilat janë efektet që jep në lëkurën tuaj?
Çka trashëgojnë bebet nga nëna dhe çka nga babai?

10 rregullat e mençura të cilat i kanë ndjekur prindërit tanë, por që ne i kemi harruar

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri