Nëse doni të evitoni ca orë të mira me argumente dhe një debat të gjatë, më mirë mos i kundërshtoni këto shenja

Ato kanë gjithnjë të drejtë dhe nëse nuk kanë, do të gjejnë argumente për t'ju provuar të kundërtën.


Dashi

785 0 5f456048e1215

Shenja e parë e horoskopit dhe njëkohësisht një shenjë zjarri, njihet për temperamentin e saj të shkurtër. Nuk ka rëndësi se sa racional dhe i drejtë është argumenti apo mendimi juaj, nëse ata nuk mendojnë si ju, atëherë, thjesht nuk është ashtu.

Nëse tregoheni më të bindur se ata në argumente, bëni kujdes pasi po ndizni një zjarr, që zor se mund ta fikni më pas.

Shigjetari

785 0 5f4560496bb9b

Nëse keni debatuar ndonjëherë me një Shigjetar, me siguri në fund, kanë fituar ata. Ju kanë bërë të kuptoni se ju e keni gabim dhe më pas, në një mënyrë shumë të sjellshme, ju kanë bërë të kërkoni falje.

Shigjetari nuk është një luftëtar agresiv, nuk do të ketë bërtitje dhe britma, por ata do të kapen pas logjikës suaj më të dobët dhe do t'ju ulin.

Demi

785 0 5f45604910f06

Njerëzit e shenjës së Demit e kanë shumë të vështirë të shohin përtej ndjenjave të tyre dhe mund të humbasin durimin nëse gjërat nuk shkojnë ashtu si ata duan.

Demi rrallë do të pajtohet me këndvështrimin e tjerëve, ose të shumicës. Mund të jenë shpesh pjesë e argumenteve intensive pasi nuk ka gjë që i bind të ndryshojnë mendim për çështje të caktuara.

Binjakët

785 0 5f456048a7a93

Binjakët njihen për temperamentin e tyre të paqëndrueshëm. Zakonisht, ata janë njerëz që nuk kanë dëshirë të nisin biseda, nëse e dinë se do shkojnë drejt një debati.

Sidoqoftë, mos u habisni kur një ditë të bukur t’i shihni me nerva dhe gati për t’u zënë me këdo që iu del përballë. Ah, Binjakët vdesin gjithashtu të bëjnë thashetheme dhe kjo ndonjëherë mund t’i fusë në telashe.

Peshorja

785 0 5f4560494b7b5

Shenja e ekuilibrave ka çuditërisht një mungesë aftësie për të ruajtur ekuilibrat kur vjen puna tek debati dhe inatet. Ata mund t’ju mbajnë mëri deri në fund të tjetës.

Nuk janë njerëzit që do të bëjnë skena apo do ngrenë zërin kur janë me nerva, por do t’jua kujtojnë për gjithë jetën nëse keni bërë ndonjë padrejtësi sado të vogël ndaj tyre.

Burimi: Anabel, Entertainment Times