Para se të bëheni miq me dikë tjetër, ju duhet të jeni miq me veten tuaj. (Eleonor Roosevelt)
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Dashurinë nuk mund ta imponosh, por as me zor nuk mund ta marrësh prej dikujt, dhe këtu qëndron fatkeqësia e gjithë botës. Çdo person kërkon dashuri, por në shumicën e rasteve shtiret sikurse do dhe dashuron, por ti nuk mund të duash nëse nuk di çfarë është vetëdija, nuk di të kujdesesh për veten.
Ti nuk e ke zbuluar aromën e jetës, ti nuk i ke aktive shqisat tuaja. Brenda teje mungon kujdesi, mungon interesimi, ti nuk di ta ndash aromën e jetës, aromën e bukur të dashurisë.
Përjeto përvojën e jetës tënde, që ta zbulosh veten tënde, kush je t’i. Mos lejo instinktin të të udhëheq.
Ti nuk mund të duash nëse nuk je i interesuar, je i paditur, ke mungesë të informatës, të interesimit, përparësi nuk i jep dashurisë, vendi në të cilin jeton është i varfër, ti kërkon të bëhesh i pasur, harron veten, vazhdimisht je në mbrojtje të rrezikut.
Në këtë errësirë nuk ka asnjë mundësi që të ngrihesh në lartësinë e duhur, nuk ka mundësi ta zbulosh vetveten, nuk ka mundësi që të shumëzohet, të rritet dashuria.
Ti duhet të kesh një punë të mirë, të jesh i mbushur me disponim, i mbushur me lumturi. Interesimi yt të fillojë të shpërndajë, atëherë ajo të jep energji dhe dashuri, atëherë dashuria do shumëzohet, do të ngjitet në lartësinë e duhur. Por, meqenëse ti je qenie njerëzore dhe nuk mund të jesh i përsosur, mungojnë shumë gjëra.
Ti nuk e njeh veten, vetë je fajtor, mundohesh t’i ikësh realitetit. Meqenëse e ke zhvendosur, nuk e ke pasur guximin të ballafaqohesh me realitetin, atëherë e humb respektin ndaj vetes. Atëherë ti që ke humbur respektin ndaj vetes, ke humbur dinjitetin tënd njerëzor.
Ti nuk je krenar, krenaria jote është zbehur, ti jeton jetën pa shijuar të vërtetën, ndaj ti kërkon ndihmë në drogë, alkool, bixhoz, kishë-xhami, me pretekst se fajtor. Është dikush tjetër.
Është e vërtetë se njeriu nuk mund të jetë i përkryer, por ka gjëra që njeriu mund t’i përjetojë, të cilat janë jashtë kufijve të konceptit të zakonshëm të njeriut. Sa kohë që njeriu nuk provon, nuk interesohet, ai nuk mund të arrije të ngrihet në lartësinë e duhur.
Të duash/dashurosh është diçka e veçantë, është e përjetshme. Kjo e bën njeriun të veçantë, por shumë pak njerëz kanë arritur ta zbulojnë vetveten. Ata janë të zgjuar më shumë se të tjerët, ata rrezatojnë, ata janë ngjitur në majat më të larta të vetëdijes njerëzore.
Nëse do të duash, duhet të jesh shumë i kujdesshëm, duhet të interesohesh, lulen duhet ta ledhatosh me sy. Lules jepi ushqim, ujite atë, nëse do të kujdesesh për të gjitha, atëherë, kur të vijë koha, do të shfaqet edhe trëndafili me aromën e vet. Trëndafili hapet kur vjen koha, nuk bën ta detyrosh, nuk bën të insistosh të hapet para kohe.
Thamë se martesa është e shenjtë, është përgjithësi, është obligim, mbrohet me ligje premtohet, betohet para ligjit, para Zotit deri në vdekje.
Kaluan vite që ti nuk e shikove gruan/burrin tënd në sy. Ndoshta kanë kaluar vite, ti nuk e vëren, ti ke pranuar tashmë si detyrim. Ty të interesojnë më shumë njerëzit e panjohur, atyre u jep komplimente. Të panjohurit ta shtojnë interesimin, po e vërtetë është. Ju vazhdoni të hulumtoni, por për të hulumtuar duhet ta shtoni interesimin, kujdesin shqisat tuaja duhet t’i aktivizoni.
Çdo ditë duhet të shtohet interesimi, duke gjetur mënyra të reja të freskëta për ta dashur njëri-tjetrin, çdo njeri është minierë e fshehtë e pafund ti/ajo duhet të zbuloni sekretet e njëri-tjetrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania