Poezi nga: Giuseppe Gioachino Belli Përktheu: Maksim Rakipaj

Mbi gjon’e gjallë, Adami qe i parë,
ju rrit menja ktit, filloj tu shit pordhë,
s’i përshneste mo, s’i zente me dorë ...
si m’i pas të vetët, porsi hyzmeqarë.


Filloj me majt qenin vetëm për të gjujt
kalit i vu shalë, tjerat i myti fare,
lkurat ja u boni për lodra ne dajre,
dojte muzik Eva, sumën për m’e lujt.

E shtoj zullumin shum’, s’ke çër me kallxu,
pri hallit durojshin, maj dorën o Zot!
kur të zen e keqja, duhet m’e duru.

Veç gjarpni zullumin s’p’e durojte dot,
vrau çik kaptinën, se qe menjehollë
ne e çoj për lesh me nji koqe mollë.