Me uljen e temperaturave dhe afrimin e stinës së ftohjeve, shumë njerëz po përballen me gripin dhe virusat sezonale.

Kjo periudhë kërkon kujdes të shtuar, sidomos për fëmijët, të cilët shpesh preken nga temperaturat e larta dhe simptomat e zakonshme të infeksioneve.


Në këtë kohë, është thelbësore të dallohet nëse shkaktari është virus apo bakter një dallim që ndikon drejtpërdrejt në trajtimin e duhur dhe në shmangien e përdorimit të panevojshëm të antibiotikëve.

Pikërisht për të shmangur këto pasiguri dhe për të mundësuar trajtim të saktë,Laboratori Elita Plus ka sjellë në Kosovë testin inovativ MxA/CRP – një metodë moderne diagnostikuese që ndihmon mjekët dhe prindërit të kuptojnë menjëherë llojin e infeksionit.

Testi MxA/CRP analizon njëkohësisht dy biomarkues të rëndësishëm të trupit:

MxA, që rritet në infeksionet virale,

dhe CRP, që rritet në infeksionet bakteriale (dhe në disa raste të rënda virale).

Kombinimi i këtyre dy treguesve i mundëson mjekut të marrë një vendim të shpejtë dhe të saktë për trajtimin më të përshtatshëm qoftë viral apo bakterial.

Nga vetëm një pikë gjaku nga gishti, pacienti merr dy rezultate: MxA dhe CRP për një diagnostikim të shpejtë, të saktë dhe pa pritje.

Shpesh prindërit shqetësohen sapo fëmija ka temperaturë dhe kërkojnë menjëherë antibiotikë, por ky test e eliminon pasigurinë– në vetëm pak minuta me testin inovativ nga Elita Plus, rezultati tregon qartë nëse kemi të bëjmë me virus apo bakter.

Falë këtij testi të ri, diagnoza bëhet më e saktë, trajtimi më i drejtë dhe shëndeti i pacientëve sidomos i fëmijëve mbrohet më mirë.

Testi MxA/CRPështë i disponueshëm në të gjitha pikat e Elita Plus.


Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare të Elita Plus ose kontaktoni laboratorin më të afërt.