Ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen babai i këngëtares së njohur shqiptare, Morena Tarakut, regjisori Selami Taraku.

Ky i fundit me ç’rast ka marrë një urim të veçantë nga e bija, me të cilën ruan një lidhje të ngushtë.


Këngëtarja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Turqi, ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të babanë.

Screenshot 15 9 Morena Taraku (Foto: Instagram)

“Urime ditëlindjen një dhe i vetmi. Nëse pafundësia ekziston atëherë mbiemri i dashurisë tonë të sinqertë. Të dua me të gjithë qenien njerëzore. Ti je piktura më e bukur që Zoti e pikturoj e e zbriti në tokë”, ka thënë ajo.

“Jeto gjatë sepse bota ime pa ty nuk ka asnjë kuptim të plotë. Të dua babi”, ka shkruar Taraku.

Screenshot 16 7 Morena Taraku (Foto: Instagram)

Selamiu përndryshe me profesion është regjisor dhe është i njohur për prodhimet e tij të shumta kinematografike dhe teatrale.

I njëjti ka lindur në Pejë dhe ka diplomuar në Fakultetin e arteve dramatike në Universitetin e Beogradit - drejtimi regjia e filmit. /Telegrafi/

Morena Taraku dhe Babai 895102 Foto: Screenshot/Instagram