Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo publikon imazhe e video të ndryshme, gjersa herë pas here nuk mungon as me mesazhe e thënie interesante.


Artistja nga Peja kësaj radhe ia ka dedikuar një mesazh vetes, duke thënë se ‘është inspirim dhe se e ka falënderuar veten që është e tillë’.

Screenshot 13 11 Morena Taraku (Foto: Instagram)

E njëjta tutje shton se duhet të ‘vazhdojë të jetë vetja dhe se ngrihet gjithnjë lart sa herë që tentojnë ta ulin poshtë’.

Më poshtë shkrimi i plotë i Tarakut:“E dashur Morena. Faleminderit që je kështu. Ti më frymëzon. Ju ngriheni më lart sa herë që përpiqen të ju ulin poshtë. Vetëm vazhdo të jesh vetja. Kjo është më se e mjaftueshme për mua”. /Telegrafi/