Këngëtarja Morena Taraku ka tash e sa kohë që ka paralajmëruar një bashkëpunim me reperin Stresi.

“Bad Girl” titullohet kënga e re e dyshes, të cilët pak javë më parë përfunduan edhe xhirimet në Shqipëri.


Mirëpo për shkak të disa vonesave me platformat e publikimit, duket se klipi nuk do të jetë ende gati për fansat dhe këtë e ka bërë të ditur vet Taraku përmes një postimi të fundit në Instagram.

morenataraku 118721830 206445754241702 976354330213756437 n

Ajo ndau me ndjekësit “trailer”-in e klipit, duke i njoftuar ata se bashkëpunim me Stresin do të publikohet më datë 24 shtator.

Nga “trailer”-i shihet se klipi do të jetë me skena mjaft provokuese, ku Morena dhe Stresi tentojnë të tregojnë luksin e tyre, me paratë e shumta në klip.

“Për shkak të vonesave të disa platformave, premiera e këngës ‘Bad Girl’ do dalë më 24 shator. E di se çfarë është duke ardhur ndaj prisni qetësinë dhe pritni për të. Edhe tamam e mbyllim verën Stresi”, ka shkruar Morena Taraku në mbishkrimin e videos në Instagram.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja në fjalë për fansat e tyre. /Telegrafi/

morenataraku 118198892 145568613876369 2832659372500804221 n