Muzeu Etnologjik është ndër monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë, që daton nga shekulli i XVIII.
Kjo shtëpi ishte në pronësi të familjes së Emin Gjikut, transmeton Telegrafi.

Shtëpitë të cilat janë pjesë përbërëse e muzeut, janë shtëpi tipike qytetare shqiptare të cilat i takojnë shekullit XVIII dhe XIX. Këtë e pohon për Telegrafin edhe Anduena Thaçi-Balaj, kustos në Muzeun Etnologjik.

“Muzeu etnologjik gjendet në pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës, pra, në qendrën historike të tij. Përbëhet prej katër ndërtesave të cilat i takojnë shekullit XVIII dhe XIX. Shtëpi këto tipike qytetare që njihen si shtëpi të tipit me çardak. Me krijimin e institucioneve tona pas çlirimit është vendosë pas vitit 2001/2002 kompleksi të jetë Muze Etnologjik. E kanë largu koleksionin e eksponateve të natyrës dhe e kanë pa më të përshtatshëm që të jetë si muze etnologjik”, tha ajo.
Banorët e këtyre shtëpive që në vete ngërthejnë kujtime, dikur ishin larguar me dhunë nga aty. Por, që asnjë herë se harruan vendin ku kanë jetuar.
“Është Avni Emin Gjiku, pasardhës i Emin Gjikut i cili tregon se e mban mend që kanë jetu rreth tre breza të kësaj familje ku edhe mbiemrin e marrin nga pronari i familjes Emin që thuhet se ka qenë i shkurtër me shtat, Emin- Gjik nga turqishtja edhe e ka marrë mbiemrin ashtu familja Emin Gjiku”, u shpreh Thaçi-Balaj.

Muzeu tani përmban më shumë se dy mijë eksponate të cilat i përkasin fushave të ndryshme, madje disa janë nga mesjeta.
“Në muze kemi rreth dy mijë eksponate të koleksioneve të ndryshme qoftë nga druri, dheu, tekstili, koleksioni i argjendarisë e kështu me radhë. Kemi eksponate të shekullit XVIII-XIX, kohëve të fundit kemi pas edhe shumë eksponate që na dhurojnë njerëzit. Kemi edhe një eksponat shumë të vjetër, një matës të kohës që parashihet të jetë nga mesjeta”, tha ajo.

Veç këtyre Anduena tregon se një ndër pjesët më kryesore dhe të veçanta që posedon ky muze është oda e burrave. Oda ka qenë një ndër vendtakimet e burrave dhe iu ka shërbyer në marrjen e vendimeve.
“Oda tipike qytetare e burrave e cila karakterizohet prej minderit, është vendi ndoshta që ju pëlqen të gjithë turistëve, është pjesa më e bukur e kësaj shtëpie. Oda në traditën shqiptare ka qenë si një institucion popullorë ku janë mbajt mbledhjet e takime të ndryshme të burrave, njëkohësisht në popull e kanë quajt si një vend kulti që i ka taku mikut dhe zotit”, përfundon ajo.

Ndryshe, kompleksi “Emin Gjiku” mbetet një ndër shembujt më të mirë të shtëpive qytetare të fillimit të shek. XIX, është pronë e Muzeut të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Lladrovci për Haxhi Thaçin: Ai kurrë nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij, me këshilla të urta dhe të sinqerta

Publikohet raporti i auditimit, parregullsi dhe mangësi të shumta në procesin e ndërtimeve të larta në Prishtinë

Komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Fakultetin e Edukimit dhe OJQ-në “TOKA”

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Babai e ushqeu fëmijën dhe e zuri gjumi, shprehja e pakënaqur e foshnjës bëri miliona të qeshnin

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin