Ish-mbrojtësi legjendar, Paolo Montero ka thënë se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane duhet të kthehet te Juventusi.

Montero ka qenë për shumë vite lojtar i Bianconerëve duke fituar shumë trofe me Juven krahas Zidanes.


Sipas tij, tani është koha që trajneri francez të kthehet në Allianz Stadium te klubi italian.

“Një njeri i madh, nuk ka shok me të cilin luajti i cili do të flasë keq për të: ai është shumë i përulur, shumë i thjeshtë”, ka thënë fillimisht Montero.

“Megjithë popullaritetin e tij, ai udhëton nga Madridi me familjen e tij dhe shkon me miqtë e tij të fëmijërisë nga Marseja”.

montero zidane 1

“Unë do të doja ta shihja atë në stolin e Juventusit një ditë”.

“Të gjithë flasin për Pep Guardiola , Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho por Zidane ka fituar tre finale radhazi të Ligës së Kampionëve, kështu që unë mendoj se ai është nënvlerësuar”, përfundoi ish-mbrojtësi i Juves. /Telegrafi/

telegrafi sport app