LAJMI I FUNDIT:

Monica Lewinsky rikujton aferën me ish-presidentin Bill Clinton, zbulon momentin e saktë kur filloi e gjitha

Monica Lewinsky rikujton aferën me ish-presidentin Bill Clinton, zbulon momentin e saktë kur filloi e gjitha

Në një seri televizive të re prej gjashtë pjesësh, Monica Lewinsky rikujton traumën e marrëdhënies së saj me ish-presidentin Bill Clinton – dhe zbulon momentin e saktë kur filloi e gjitha.

Monica Lewinsky është duke përjetuar ngjarjet traumatike të vitit 1998, kur ajo u përfol për marrëdhënien e saj me Presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Bill Clinton.


Kështu, sipas news.com.au, përcjell Telegrafi, njëzet vjet më vonë, e emocionuar, zonja Lewinsky ka zbuluar se kishte menduar për vetëvrasje dhe ishte në dashuri me presidentin kur lajmi për aferën e tyre filloi të bënte bujë.

Ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë ishte 22 vjeçe në atë kohë marrëdhëniet e tyre filluan disa vite më parë. Bill Clinton ishte 49 vjeç.

Tani 45, ajo do të shfaqet në një seri prej gjashtë pjesësh të quajtur “Çështja Klinton”, në të cilën trajtohet me thellësi skandali.

Zonja Lewinsky u intervistua për më shumë se 20 orë për serinë e krijuar nga Blair Foster dhe Alex Gibney.

Në serinë e dokumentareve, zonja Lewinsky flet për momentin kur ajo “i ra në sy” atij, për herë të parë.

“Unë sikur shikoja në derën e hapur … Bill ishte duke qëndruar atje. Dhe ai më bëri me shenjë – nuk mendoj se zemra ime të ketë rrahur ndonjëherë aq shpejt…”, ka rrëfyer ajo.

Ndërsa, sipas nbcnews.com, Monica Lewinsky do t’i kërkonte falje Hillary Clintonit përsëri nëse palët do të takoheshin personalisht.

“Fjalët e mia të para publike pas skandalit – thënë në një intervistë me Barbara Walters më 3 mars 1999 – ishin një kërkimfalje e drejtpërdrejtë për Chelsean dhe Hillaryn”, shkroi Lewinsky, duke iu referuar bijës së Klintonëve. “Dhe në qoftë se unë do të shihja Hillary Clinton personalisht sot, unë e di se unë do të thërras çdo forcë që unë do të duhej dhe të them përsëri – sinqerisht – se më vjen shumë keq”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori