Pediatria në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës sot është pasuruar me pajisje të kuzhinës të cilat ishin më se të nevojshme për të ofruar shërbimet dhe trajtimet cilësore për fëmijët të cilët janë të shtrirë. E ky donacion u bë falë Monegos kompanisë së re udhëheqëse në tregun financiar jo-bankar në Kosovë.
Pajisjet e nevojshme për këtë repart janë dhuruar nga Monego me rekomandim të organizatës Care for Kosovo Kids. Nevoja për një kuzhinë të mirëfilltë në Pediatri vjen nga kërkesa dhe specifika të shumta që kanë fëmijët e shtrirë në këtë repart të qendrës klinike universitare në vendin tonë.
Monego nëpërmes Care for Kosovo Kids kanë pranuar listën nga reparti i pediatrisë në QKUK dhe kanë siguruar një numër të madh të pajisjeve që t’i plotësojnë nevojat e fëmijëve në këtë repart. Të pranishmit nga Spitali i Pediatrisë kanë treguar se ushqimi që vjen nga Qendra nuk është gjithmonë i përshtatshëm për vogëlushët që nuk mund të përtypen.
Përfaqësuesi nga Monego, Kujtim Zebica, deklaroi: “Është hera e parë qe po dhurojmë donacion meqë jemi institucion financiar i ri dhe me rekomandim të Care for Kosovo Kids kemi vizituar departamentin e pediatrisë dhe kemi pa punën e kuzhinës, nevojat e tyre dhe besoj që kjo do t’ua bëjë punën më të lehtë. Nga Monego kjo është një dhuratë simbolike, por besoj me rëndësi. Monego do të vazhdojë edhe në të ardhmen t’i ndihmojë spitalit për çkado që ka nevojë.”
Ndërsa Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku Qosaj ju falënderua kompanisë duke thënë: “Pajisjet që kanë ardhur në klinikën tonë për ne kanë shumë rëndësi për mirëqenien e pacientëve tanë të vegjël. Këtu kuzhinieret tona janë shumë të vyeshme dhe bëjnë një punë shumë të madhe, por ne në spital i kemi të shtrirë diku rreth 100 fëmijë, prej tyre një numër i madh i tyre prej moshave të ndryshme të cilët kanë dieta speciale, dhe përmes pajisjeve të reja për ne do të jetë më e lehtë t’i trajtojmë të gjithë”
Monego është institucion financiar jo-bankar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), që ofron kredi të shpejta konsumuese. Kompania ka sjellë në Kosovë shërbime të reja dhe shume inovative, krejt kjo falë teknologjisë informative të avancuar që përdorin, duke u mundësuar klientëve financim super të shpejtë dhe vetëm me letërnjoftim, proces të plotë online të marrjes së kredisë dhe qasje të lehtë në shërbime, përmes cilësdo pajisje të lidhur me internet (telefon, tablet, kompjuter apo laptop). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin
S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes