Momenti rrëqethës - kaloi rrugën me shpejtësi, vajza për pak shpëton pa u goditur nga vetura

Një shofer taksie për pak goditi një vajzë të re, e cila doli para automjetit duke vrapuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai arriti të përdorë reflekset e tij të shpejta për të frenuar makinën, ndërsa vajza shpejtë kaloi rrugën në Southport, Merseyside të Anglisë.
Bëhet e ditur se incidenti ndodhi të premtën vonë, por për fat të mirë askush nuk u lëndua, falë reagimit të shpejtë të shoferit.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, muzika dëgjohet në automjetin e tij, ndërsa në atë moment vajza kalon rrugën me shpejtësi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































