Vedat Muriqi që nga sot është lojtar Lazios, me marrëveshjen që u arrit mes klubeve pas negociatave që zgjatë pothuajse një muaj.

Në arkat e klubit turk do të shkojnë 20 milionë euro (18 milionë, plus dy tjera bonuse).


Muriqi do të ketë një pagë prej 2.2 milionë në sezon, plus bonuset.

Lazio ka publikuar videon ku shihet Vedat Muriqi duke nënshkruar kontratën me klubin e ri.

Aty është edhe drejtori sportiv i Lazios, legjenda e futbollit shqiptar, Igli Tare.

119509401 10160275892424937 1529354945783282004 o

Muriqi shihet i buzëqeshur në ato momente, ndërsa pjesë e delegacionit që punoi për kalimin e tij te Lazio ishte agjenti i njohur Shkumbin Qorrmemeti.  /Telegrafi/

telegrafi sport app