Një video që po qarkullon në tregon që tregon një urë që shembet në DR Kongo gjatë ceremonisë së inaugurimit është bërë virale dhe ka çuar në qindra komente.

Videoja e shpërndarë nga llogaria në Twitter @AfricaFactsZone tregon momentin kur ura shembet bashkë me personalitetet vendase mbi të, transmeton Telegrafi.


Videoja ka grumbulluar mbi 3 mijë retweets dhe 11 mijë pëlqime deri më tani.

“Ura shembet ndërsa po vihet në punë në DR Kongo”, thuhej në përshkrimin e videos nga kjo llogari në Twitter. /Telegrafi/