Momenti kur trupat speciale amerikane konfirmojnë vdekjen e autorit të krimit në Dallas (Video)

Dy persona kanë vdekur në qytetin amerikan të Dallasit.
Mediat amerikane raportojnë se një punonjës i komunës së qytetit ka qëlluar me armë për vdekje një prej shefave të tij.
Më pas autori i vrasjes, i cili ende nuk është identifikuar, ka kryer vetëvrasje brenda objektit të komunës, transmeton Telegrafi.
Në rrjetet sociale ka filluar të qarkulloj një audio-xhirim teksa dëgjohen trupat speciale amerikane, SWAAT të konfirmojnë vdekjen e autorit të të shtënave me armë.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes në Dallas, por deri më tani raportohet se kanë vdekur dhe asnjë të lënduar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































