Chelsea mori një fitore të rëndësishme ndaj Leicesterit në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier me rezultat 2-1.

Ndeshja prodhoi të gjitha, me fundin e saj që e kishte edhe një përplasje të ashpër.


Golat e shënuar nga Antonio Rudiger dhe Jorginho, i dhuruan Chelseat tre pikë dhe një hap të madh për kualifikim në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Por, mbrojtësi gjerman në një moment dhuroi spektakël, duke u shndërruar në një Zinedine Zidane.

Rudiger mori topin afër mesfushës, duke parakaluar disa lojtarë të Leicesterit në stilin e legjendës franceze.

Videoja më poshtë e tregon momentin qartë se si gjermani bëri lëvizjen e famshme të Zidanes, derisa as lojtarët e Chelseat nuk e besonin se çfarë panë. /Telegrafi/

telegrafi sport app